E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi kamikaz trondit Stambollin

Dyshimet per atentatin rendojne sa mbi separatistet kurde aq edhe mbi grupet e lidhura me Al-Kaeden

Nje atentat ne qender te Stambollit ka tronditur qytetin turk ne oren 10.30 me oren lokale duke shkaktuar nje te vdekur dhe 32 te plagosur nga te cilet 15 jane punonjes policie. Viktima eshte nje kamikaz nje i ri me moshe rreth te njezetave qe hodhi veten ne ere afer nje automjeti te policise te parkuar perpara nje komisariati ne sheshin Taksim ne pjesen europiane te qytetit. Atentatori u perpoq qe te hipte ne autobusin e policise. I penguar nga agjentet ai shpertheu bomben qe mbante te lidhur ne trup. Ne shesh afer monumentit te Pavaresise policia gjeti edhe bomba te tjera te pashperthyera. Pervec 15 policeve dy prej te cileve ne gjendje te rende u plagosen edhe 17 qytetare pasi dihet qe sheshi Taksim eshte nje nga me te preferuarit e turisteve qe vizitojne Stambollin. Ne oren kur ndodhi ngjarja sheshi ishte i tejmbushur edhe per shkak te protestes se studenteve qe pritej te zhvillohej aty. Kryeministri turk Tayyip Erdogan qe ndodhej per vizite ne qytetin e Mardinit ne juglindje te vendit vend me mazhorance kurde e denoi aktin terrorist dhe paralajmeroi se kush kercenon paqen sigurine dhe zhvillimin e Turqise nuk do te tolerohet. Keto sulme nuk do e ndalojne Turqine per te arritur objektivat e saj te paqes vellazerise dhe zhvillimit. Te dielen policia e Stambollit arrestoi 16 veta qe dyshohej se i perkisnin nje grupi klandestin te ekstremit te majte te quajtur Dhkp-C. Nuk dihet ende nese keta kane ndonje lidhje me atentatin por i njejti grup pranoi autoresine e nje sulmi vetevrases te zhvilluar po kunder policise ne sheshin Taksim ne janar te vitit 2001 ku humben jeten nje kamikaz nje civil dhe nje punonjes rendi. Ne dhjete shatorin e te njejtit vit nje grua qe dyshohet se i perket po ketij grupi hodhi veten ne ere perpara komisariatit te policise ne sheshin Taksim duke shkaktuar vdekjen e 2 agjenteve dhe plagosjen e 20 personave te tjere mes te cileve 13 police. Nderkaq fakti qe ky sulm u krye nga nje kamikaz i ka bere drejtuesit e larte te policise te mendojne per nje veprim te lidhur me grupin e madh terrorist Al-Kaeda por duke mos perjashtuar ketu edhe rebelet kurde. Keta te fundit ne luften e tyre te gjate dhe te pergjakshme kunder qeverise se Ankarase kane marre persiper vetem nje atentat kamikaz te ndodhur ne kryeqytetin turk ne vitin 2003. Perkundrazi Al Kaeda ne vitet e fundit ka zhvilluar ne Turqi sulme te ndryshme vetevrasese. Sipas disa analisteve dje ishte dita kur skadonte armepushimi i deklaruar nga Partia e Punetoreve te Kurdistanit PKK qe i kerkon Ankarase te nise dialogun me pergjegjesit e levizjes separatiste kurde. Keto dite bota po tronditet nga alarmi i sulmeve terroriste. Pas pakove me eksploziv te nisura nga Jemeni per ne SHBA pas te cilave mendohet se qendron Al Kaeda 4 vete te dyshuar per terrorizem qe po planifikonin te kryenin sulme ne qender te Suedise jane arrestuar ne Suedi. Te kater personat qe kishin lidhje gjaku me njeri-tjetrin. 2 vellezerit kusheriri dhe xhaxhai i tyre jane te gjithe siriane. Sipas shtypit keta persona prej kohesh po planifikonin sulme terroriste ne vend ne emer te Allahut. Dy prej arrestimeve u konfirmuan ndersa 2 persona te tjere u liruan edhe pse hetimet per ta do te vazhdojne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›