E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon ekspedita ne Hadrianopolis

Aktiviteti Prezantohen rezultatet e germimeve te fundit nga grupi shqiptaro-italian

Ne perfundim te misionit te peste arkeologjik ne Hadrianopolis ekspedita shqiptaro-italiane ka prezantuar rezultatet. Ekspedita e perbashket drejtuar nga Roberto Pernes per palen italiane dhe arkeologu Dhimiter Condi per palen shqiptare ka punuar per studimin e materialeve arkeologjike dhe restaurimin e strukturave te zbuluara deri tani ne luginen e Drinos dhe Hadrianopolis. Sipas profesor Pernes objektivi kryesor i kerkimeve te sapoperfunduara ka qene thellimi i germimeve ne brendesi te qytetit romak te cilit tashme i njihet perimetri fale studimeve dhe sondazheve te realizuara ne vitet e shkuara. Nderkohe sipas Dhimiter Condit u punua me kerkime te zona publike qe shtrihet midis teatrit dhe objektit publik dhe kjo konsistoi ne realizimin me saktesi te planimetrise se objekteve monumentale te periudhes bizantine. Me interes ne te njejten zone eshte edhe zbulimi i nje ndertese monumentale me blloqe qe i perket kultures helenistike. Gjate ekspedites u vazhduan germimet te Nekropoli varreza antike ku u zbuluan dy varre te tjere dhe nje objekt funeral i karakterit monumental. Teatri i Hadrianopolisit kete vere ishte objekt restaurimesh te pjesa e orkestres. Ne bashkepunim me specialiste te Institutit te Monumenteve te Kultures dhe Drejtorise Rajonale te Gjirokastres u be vendosja e pllakave qe mungonin si dhe restaurimi i atyre qe jane demtuar. Kerkimet dhe studimet arkeologjike jane pjese e projektit Archadrin objektivi i te cilit eshte te kontribuoje ne zhvillimin e qendrueshem te territorit shqiptar permes njohjes dhe vleresimit turistik te pasurise kulturore dhe arkeologjike te qytetit romak te Hadrianopolis dhe te Lugines se Drinos. Ne perfundim te misionit u cel edhe nje ekspedite fotografike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›