E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, nisin karnavalet

Brazili është përfshirë në këtë kohë, ashtu si edhe çdo vit, nga festimet shumëngjyrëshe të festës së karnavaleve. Mijëra njerëz janë mbledhur në rruge e sheshe për të festuar bashkarisht, për të kërcyer e shijuar tingujt e muzikës festive. Një paradë e tillë është organizuar edhe në Rio de Janeiro, duke i dhënë start një feste dhe parade tradicionale.

Kjo festë e quajtur Carmelitas është themeluar në vitin 1991dhe mban emrin e një kuvendi të Santa Teresës që ndodhet aty pranë. Në pothuajse të gjithë vendin, rrugët janë mbushur me femra gjysmë të zhveshura që kërcejnë nën ritmet e muzikës samba duke festuar kështu karnavalet. Një pamje që padyshim nuk e ofron askush më mirë se sa Brazili i njohur në të gjithë botën për spektaklin krejt të veçantë. Por nuk janë vetëm femrat e bukura dhe kostumet e tyre, ato që tërheqin vizitorët por edhe aktivitetet dhe lojrat e shumta apo maskat që nuk mungojnë në rrugët kryesorë të qyteteve. Mijëra turistë dhe banorë i bashkangjiten festimeve dhe aktiviteteve zbavitëse.

Gjithashtu me nisjen e karnavaleve, nisin edhe debutimet dhe interpretimet e shkollave të shumta të sambës, që cdo ditë argëtojnë dhe kënaqin publikun me paradat e tyre. Mbi 400 festa janë planifikuar nëpër rrugë gjatë gjithë festimeve të karnavaleve. Foto nga karnavalet e Brazilit, karnavalet më të larmishme dhe më të kushtueshme në botë, të cilat i japin vendit një fitim shumë të madh financiar, për shkak të dyndjes së turistëve të huaj gjatë këtij eventi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›