E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20-ta takohet në Meksikë

Ministrat e jashtëm të vendeve të G20-ës do mblidhen për një samit dy-ditor në Los Kabos të Meksikës. Ata pritet të flasin për krimin trans-kombëtar, ndryshimet klimatike, ushqimin, sigurinë dhe qeverisjen.

Meksika aktualisht është kryesuese e G20-ës dhe rrjedhimisht mikëpritësja e takimit.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tashmë ka arritur në Los Kabos. Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se nuk priten deklarata zyrtare nga takimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›