E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicër, azilkërkuesit nga Maqedonia, në rritje

Rritet numri i shtetasve nga Maqedonia të cilët kërkojnë azil në Zvicër. Lajmin bëhet me dije nga Byroja Federale për Migracion në Bern, sipas të cilës gjatë muajit janar është shënuar rritje e kërkesave për azil të qytetarëve nga shtetet e Ballkanit, përfshirë edhe Maqedoninë.

Gjatë janarit janë regjistruar mbi 2650 kërkesa për azil, ku nga Maqedonia janë 145 azilkërkues, Serbia 315 si dhe vendet e tjera afrikane dhe aziatike.

Serbia radhitet në vendin e dytë për nga numri i kërkesave pas Eritresë. Gjatë muajit dhjetor mbi 115 shtetas të Maqedonisë gjithashtu kanë aplikuar për statusin e azilit në Zvicër.

Autoritetet zvicerane kanë shprehur shqetësime lidhur me trendin e rritjes së kërkesave të azilit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që përfituan heqjen e vizave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›