FSHF Nuk ankohemi tek UEFA per racizmin

Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur që të mos ankohet tek UEFA për thirrjet raciste të grupimit të tifozëve “Majmunët”, në miqësoren që Shqipëria barazoi 0-0 me Maqedoninë.
Në sfidën e zhvilluar në Prilep, një qytet që njihet për nacionalizmin dhe prirjet antishqiptare, u dëgjuan thirrje si “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “Vritni shqiptarët” etj. Por, pavarësisht asaj që ndodhi, drejtuesit e futbollit shqiptar nuk do të ankohen në organizmin më të lartë europian. Sipas tyre, ofendimet dhe thirrjet janë bërë nga një grupim i vogël tifozësh, që shumë shpejt do të izolohen, ndërsa ata nuk mbështeten nga federata e vendit fqinj.
Duke folur për këtë çështje, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, deklaroi: “Edhe pse nuk i kuptonim thirrjet e tifozëve maqedonas, shumë shpejt e mësuam se po na fyenin dhe çfarë po thoshin”. Më tej, ai argumentoi vendimin për të mos e paraqitur këtë çështje tek UEFA. “Absolutisht i dënojmë të gjitha thirrjet nacionaliste që u bënë në stadiumin e Prilepit gjatë miqësores Maqedoni-Shqipëri. Gjithsesi, nuk do të ankohemi tek UEFA, sepse këto episode erdhën nga një grup i vogël tifozësh, të cilët shumë shpejt do të izolohen”, tha Prodani. “Nuk vërejtëm ndonjë qëndrim antishqiptar te kreu i FFM-së, Haxhiristeski. Përkundrazi, ai na rezervoi një pritje shumë të mirë, duke konfirmuar marrëdhënien e shkëlqyer që ekziston mes dy institucioneve tona. Gjithashtu jam i bindur që Federata Maqedonase nuk i mbështet tifozët që veprojnë në këtë mënyrë, sepse ata përbëjnë një problem për FMM-në, e cila penalizohet dhe gjobitet prej një sjelljeje të tillë. Mund të them se gjithçka do të ishte e shkëlqyer dhe ndeshja do të ishte një miqësore e vërtetë nëse nuk do të ishin bërë ato thirrje antishqiptare”. Si për të konfirmuar marrëdhënien e mirë që ekziston ndërmjet dy federatave, Prodani bëri të ditur se, në një periudhë të mëvonshme, përfaqësuesja e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë do të luajnë sërish një miqësore në vendin tonë. Ndërkohë, për sa u takon akuzave se FSHF-ja është përgjegjëse për atë që ndodhi, pasi pranoi që ndeshja të luhej në Prilep, pavarësisht se e kishte të qartë nacionalizmin që ekziston në këtë qytet, numri 2 i federatës tha: “I gjithë delegacioni shqiptar e kuptoi që zyrtarët shqiptarë të Federatës Maqedonase ishin në siklet dhe nuk ndiheshin komodë gjatë fyerjeve. Por, vendi ku luhet miqësorja përcaktohet nga federata pritëse. Në miqësoren e zhvilluar përpara një viti në Korçë, ishte FSHF-ja ajo që e zgjodhi stadiumin. Kështu që në këtë rast, nuk mund të përziheshim. Gjithsesi, në kushtet aktuale do të provojmë që në rast të një tjetër miqësoreje në Maqedoni të arrijmë një marrëveshje, që ndeshja të luhet në një tjetër qytet”.
Por, për ndeshjen në Prilep ekzistonte një akord ndërmjet presidentëve të dy federatave, Duka e Haxhiristeski. Ky i fundit e kishte zgjedhur stadiumin “Goce Dellcev”, me qëllimin që grupimi i tifozëve “Majmunët”, pikërisht ata që lëshuan thirrjet antishqiptare, të festonin 25-vjetorin e themelimit. Kjo u konfirmua nga zv.presidenti me origjinë shqiptare i FMM-së, Qenan Idrizi. Për maqedonasen “Lajm” ai tha: “Ishim në hall të shkonim apo jo në Prilep. E dinim se nëse do të udhëtonim, do të përballeshim me fyerjet nacionaliste. Por, po të mos udhëtonim, mund të krijohej përshtypja për një mungesë respekti ndaj FSHF-së. Ishim shumë të mërzitur me atë që pamë. I blemë një tortë grupit ‘Majmunët’ për jubileun, ndërsa ata na shanë. Të them të drejtën ne jemi ankuar që ndeshja mos të luhej në Prilep, por vendi i miqësores ishte vendosur nga Duka dhe Haxhiristeski dhe nuk mund të bënim asgjë për ta ndryshuar”.
PDIU: Autoritetet të reagojnë për thirrjet antishqiptare
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar ndaj koreve raciste maqedonase gjatë ndeshjes miqësore Maqedoni-Shqipëri, që u zhvillua të martën në stadiumin ‘Goce Dellcev’ në Prilep.
"Autoritetet shqiptare dhe maqedonase të reagojnë për thirrjet antishqiptare.Partitë shqiptare në Maqedoni duhet të frenojnë këto akte", thotë PDIU në reagimin e saj.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet thekson se kombi shqiptar është më i vjetri në Ballkan, ndaj nuk mund të pranohen fyerje nga askush.
AK: Thirrjet antishqiptare, provokim kombëtar
Aleanca Kuq e Zi i cilëson provokim kombëtar thirrjet antishqiptare që u bënë të martën gjate takimit miqesor te kombetares shqiptare me ate maqedonase.
"Nacionalizmi maqedonas është primitiv dhe i dhunshëm. Shqiptarët janë kombi më i qytetëruar në rajon", thuhet në reagim. Aleanca i bën thirrje qeverisë së Maqedonisë që të distancohet nga racizmi, ndërsa kërkon dënim të turmave histerike anti-shqiptare.
Ndeshja miqësore ndërmjet kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë është mbyllur pa gola.
Në këtë ndeshje nuk kanë munguar fyerjet raciste. Tifozët maqedonas të vetëquajtur “Majmunë’ që nga fillimi i ndeshjes kanë lëshuar shumë thirrje antishqiptare.
“Shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, ishin thirrjet raciste të tifozëve maqedonas.
Në stadiumin ‘Goce Dellcev’ në Prilep skuadrën Kuq e Zi e kanë përkrahur rreth 100 tifozë shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Blater: Nuk ka racizëm në futboll
Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter deklaroi për rrjetin CNN, se ai nuk beson që ka racizëm në futboll dhe se lojtarët që mendojnë se kanë qenë të abuzuar, duhet thjesht të thonë "kjo është një lojë." Dëmtim për Burdisson, mbyll sezonit
Mbrojtësi i Romës, Nicolas Burdisso, mund të ketë mbyllur përpara kohe sezonin, pas një dëmtimi të pësuar në ligamente duke luajtur me Argjentinën. Murinjo: Do respektoj kontratën me Realin
Zhoze Murinjo nuk ka ndërmend të largohet nga Reali i Madridit. Trajneri portugez u takua me presidentin e klubit spanjoll dhe Drejtorin e Përgjithshëm, Hoze Ánhel Sançez, duke deklaruar besnikërinë e tij. Marseja kërkon Militon
Olimpiku i Marsejës kërkon të blejë Diego Militon. Lajmi publikohet nga e përditshmja franceze ‘Le Parisièn’, e cila citon një deklaratë të një prej agjentëve të Militos, të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë e largimit të tij nga Interi. Neymar lavdëron Barcelonën
Neymar ka theksuar edhe një herë tjetër se Barcelona është “ekipi më i mirë në botë” dhe se lojtarët e saj janë “jashtëtokësorë”.
Lajmet kryesore
Ruci: Mazhoranca të ndalë aktet banditeske
"Ju paralajmërojmë, përndryshe klima politike përkeqësohet"
Sequi: Rruga e integrimit bazohet në bashkëpunim
Mjekët: Gjendja e Leka Zogut, më e mirë
Aksidentet rrugore, një i vdekur, katër të lënduar
Bulqizë, shkarkohet e ndalohet sindikalisti