E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje proteston para Kuvendit të Kosovës

27-06-2013 / Gazeta 55

Kundër ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë

Protestuesit e lëvizjes Vetëvendosje janë grumbulluar para kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë. Sipas të dhënave të para ka pasur dhe përplasje fizike me forcat e policisë, madje disa prej tyre dhe janë arrestuar. Një ndër ët arrestuarit është Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje. Përleshja mes Policisë së Kosovë dhe protestuesve ka vazhduar tek hyrja kryesore e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë, organizatorët e protestës i kanë bëjnë thirrje protestuesve që të ruajnë energjinë për shkak se do të vazhdojnë të rrinë ditë e natë për mos të lejuar ratifikimin e marrëveshjes. Për momentin , shumica e protestuesve janë ulë në tokë dhe vazhdimisht bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›