Rama: Vota e 23 qershorit e barabartë me një revolucion të heshtur
TIRANE – Lideri i PS-së Edi Rama e cilëson si një revolucion të heshtur votën e shqiptarëve më 23 qershor. Në një intervistë televizive, pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit, Rama tha se “kjo votë nuk ndryshon një qeveri nga një tjetër, por është një votë për një ndryshim shumë më të madh”.
“Nuk e përjetoj si një triumf personal dhe jam shumë i sinqertë në këtë pikë. Vota e 23 qershorit ishte një votë e barabartë me një revolucion të heshtur me votë. Për mua nuk është një votë që ndryshon një qeveri nga një tjetër, por një votë për një ndryshim shumë më të madh dhe kjo paralelisht me gëzimin e natyrshëm rrit shumë edhe përgjegjësinë, rrit shumë edhe nevojën për të qenë të vetëdijshëm se shqiptarët nuk kanë luftuar për të na dhënë ne mundësinë të ulemi në karrige, por na kanë vënë në krye të punëve për të bërë për ta ndryshimin që besoj jua bëmë më të afërt duke i zgjuar një shpresë që dukej sikur nuk do të zgjohej më në kushtet e një rrënimi të përgjithshëm.”- deklaroi Rama në emisionin “Top Story”, në Top Channel.
Sipas Ramës, “koalicioni i majtë, i përbërë me shumë parti, por i vendosur mbi boshtin strategjik PS-LSI, do të vijë në pushtet me një reflektim për të shkuarën në shumë aspekte dhe të gjitha këto çështje do të konsultohen në mënyrë të ngushtë dhe intensive me partnerin tonë, e vendimmarrja do të jetë fryt i konsultimit.”
“Nëse deri dje kemi pasur një qeveri me një kryeministër që i anonçonte në TV vendimet, e të shumtën e herës vendime tërësisht arbitrare, kjo nuk do të ndodhë më. Vendimet që do të më takojnë të anonçoj do të jenë të konsultuara dhe edhe për këtë çështje do të konsultohemi, e vullneti i dyanshëm ekziston.”- theksoi Rama.
(er.nu/BalkanWeb)