E Diel, 1 Nëntor 2026

Ratifikimi i marrëveshjes, ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës

27-06-2013 / Gazeta 55

Protesta e Vetëvendosjes është përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje fizike

Në një kohë që jashtë parlamentit të Kosovës protesta e Vetëvendosjes është përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje fizike, brenda në sallën e parlamentit situata ka qenë e tensionuar.
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti nuk ka lejuar kryetarin e parlamentit Jakup Krasniqi që të hapë votimin për ratifikimin e marrëveshjes me Serbine.
Pas kësaj kryetari i kuvendit Krasniqi ka ndërprerë seancën duke kërkuar një pushim. Ndërkohë vendin e tij e ka zënë deputetja e vetëvendosjes Albana Fetoshi. Përveç vendit të Kryeparlamentarit, deputetët e Vetëvendosjes kanë zënë edhe vendet e Nënkryetarëve. Jashtë vazhdojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë. Më shumë se 68 persona janë arrestuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›