E Shtunë, 31 Tetor 2026

India do të largojë trupa ushtarake nga Kashmiri

Sipas zyrtarëve vendas qëllimi ishte të largonin nga rajoni rreth 25 për qind të trupave në 12 muajt e ardhshëm.

Qeveria indiane nuk ka dhënë kurrë të dhëna lidhur me numrin e saktë të trupave në rajon. Por, mendohet se numri i trupave indiane në këtë “pikë zjarri” lëviz nga 300 mijë deri në 500 mijë.

Trupat indiane po luftojnë një kryengritje kundër regjimit Indian që zgjat prej dy dekadash.

Gjatë kësaj vere më shumë se 100 persona janë vrarë në protestat e dhunshme në zonat me shumicë myslimane.

Nga ana tjetër e kufirit, edhe Pakistani ka trupa të shumta të dislokuara në këtë rajon. Pakistani dhe India janë dy fuqi bërthamore herë pas here në prag lufte.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-14 16:46
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›