E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran konfirmohet vizita ne qendrat berthamore

Një grup diplomatësh të huaj do të nisin një vizitë dy ditore në disa prej qëndrave bërthamore të Iranit, në atë që autoritetet e Teheranit e konsiderojnë si një shfaqje e dëshirës për bashkëpunim dhe transparencës, informuan në mëngjes rrjetet ndërkombëtare të lajmeve.

Lëvizja vjen përpara rifillimit të bisedimeve ndërkombëtare të programit bërthamor iranian, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Vendet perëndimore dyshojnë se vendi i Lindjes së Mesme dëshiron të ndërtojë armë nukleare, por Irani pretendon se zhvillimi i energjisë bërthamore ka vetëm qëllime paqësore.

Rëndësia e turit të diplomatëve është dëmtuar rëndë, pasi delegacioni do të përbëhet nga përfaqësues të shteteve si Egjipti, Algjeria, Venezuela, Siria apo Liga Arabe, të cilët do të vizitojnë qëndrat e pasurimit të uraniumit në Natanz dhe Arak.

Vendet e Bashkimit Europian refuzuan ftesën, duke thënë se vizita e diplomatëve nuk mund të zëvendësojë vizitën e inspektorëve të specializuar, që ata synojnë të dërgojnë në vend. Duket se edhe Rusia me Kinën kanë vendosur të mos marrin pjesë në këtë tur, ndërsa SHBA nuk u ftua që të merrte pjesë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›