E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil, të paktën 22 të vdekur në një aksident rrugor

Një aksident mes një kamioni dhe një autobusi në Santa Katarina, në jug të Brazilit, shkaktoi të paktën 22 të vdekur sot në agim, në ditët e pushimit me rastin e karnavaleve.
Lajmin e konfirmoi policia rrugore për të përditshmen braziliane “Folha de Sao Paulo”.

Përplasja ndodhi pranë qytetit Deskando, rreth 700 kilometra nga Florianopolis, kryeqendra e Santa Katarinas.

Autobusi transportonte 47 persona, ndërkohë që shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›