Kosovë, Kuvendi diskuton të hënën për bisedimet me Serbinë
Të hënën Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme do të diskutojë lidhur mbi bisedimet Kosovë-Serbi. Pritet që nga kjo seancë të dalë një rezolutë. Ndërkohë, Brukseli zyrtar ka konfirmuar se më 8 mars do të takohen shefat e grupeve të ekipeve negociatore të Prishtinës dhe Beogradit, hap ky që duket se shënon fillimin e dialogut.
Nuk dihet se sa do të ketë unitet për këtë dokument, meqë Lëvizja Vetëvendosje, si forca e tretë në Kuvend, tashmë ka bërë të qartë se është kundër negociatave dhe se do të përpiqet që këtë qëndrim ta futë në rezolutë.
Në ditët e fundit, në Kosovë ka qëndruar dy herë Robert Cooper, zyrtar i lartë i kabinetit të shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Vizitën e tij në Prishtinë dhe në Beograd, zyrtarët e Brukselit e kanë konsideruar si pjesë të konsultimeve të fundit para se palët të nisin vetë dialogun.
Nga ana tjetër, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko se temat e bisedimeve varen nga çështjet që janë prioritet për të dy palët.
"Për ne janë shumë me rëndësi lajmet pozitive edhe nga Serbia, edhe nga Kosova, edhe nga Ballkani, dhe për këtë ky fillim i dialogut është shumë i rëndësishëm", deklaroi Kacin.
Dialogu, për të cilin Prishtina insiston se do të jetë teknik, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, do të jetë politik dhe si të tillë, ata kanë bërë të ditur se do ta kundërshtojnë edhe përmes demonstratave.