Engel: Serbia po mban të pushtuar veriun e Kosovës

Një deklaratë e fortë ka ardhur në kongresmeni amerikan Eliot Engel, duke pohuar se BE shpërblen Serbinë, pavarësisht faktiv se ajo nuk ka bërë asgjë. "Më shqetëson fakti se shoh një lloj tradite në sjelljen e Bashkimit Evropian që shpërblen Serbinë, me gjithë faktin se nuk ka bërë asgjë, apo thjesht nuk ka qenë penguese", ka thënë Engel në një intervistë për “Evropa e lirë”.
Ai ka akuzaur gjithashtu Serbinë e cila mban ende të pushtuar veriun e Kosovës. "Sinqerisht mendoj se Serbia nuk ka bërë asnjë hap përpara në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Serbia vazhdon të mbajë të pushtuar veriun e Mitrovicës, ende është armiqësore ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB, duke punuar në këtë drejtim së bashku me Rusinë. " ka vazhduar ai më tej. Sipas kongresmenit amerikan, kjo tregohet edhe te ndalimi që i bëri Serbia qytetarëve të saj në mospjesëmarrjen e zgjedhjeve të fundit në Kosovë.
Engel ka thënë se është e rëndësishme që të vazhdohet me bisedimet, por nëse Kosova trajtohet ashtu siç duhet. Edhe prania e SHBA-së është e rëndësishme për kongresmenin amerikan. "Bisedimet në vetvete janë diçka pozitive, e shpresoj që edhe të sjellin rezultate pozitive" theksoi Engel. Ai ka deklaruar se Kosova duhet të shkojë përpara në rrugën drejt integrimit të Bashkimit Europian. Dhe se shpreson që Serbia të mos jetë pengesë. Sipas tij, bisedimet Kosovë-Serbi janë shumë të rëndësishme dhe BE-ja duhet të jetë e kujdesshme, pasi Serbia e Kosova duhet të hyjnë në BE-në së bashku.