E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, OVL-të bojkotojnë "Epopenë e UÇK-së"

Shoqatat e dala nga lufta ashtu siç kishin paralajmëruar kanë bojkotuar manifestimin qendror " Epopeja e UÇK-së" në shenjë revolte për praninë e presidentit Behgjet Pacolli, të cilët ata thonë se nuk e njohin si president pasi sipas tyre ai duhet të jap sqarime për deklaratat e tij dhënë mediave ndërkombëtare.

Drejtues të këtyre shoqatave bojkotimin e kishin paralajmëruar dje, ndërsa Pacolli ishte i vendosur dhe morri pjesë në këtë manifestim që nisi me parakalimin e tij pranë pjesëtarëve të FSK-së.

Në fjalimin e tij presidenti i Kosoës Pacolli theksoi se dëshmorët e kombit kanë vendosur themelet e shtetit ato janë të forta falë gjakut të tyre.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë shtetëror. Kryeministri Hashim Thaçi theksoi se 5 marsi bashkoi Kosovën dhe gjithë shqiptarët, për të vetmin qëllim çlirimin e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›