E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil, vritet ish-kreu i ambientalistëve

Lideri i njërës prej lëvizjeve më radikale shoqërore ambientaliste në Brazil është vrarë.  Adelino Ramos u qëllua me pistoletë pranë banesës së tij në Corumbara, fshati ku jetonte. Prej dy vitesh ai merrte kërcënime me vdekje pasi denonconte abuzimet që bëheshin me prerjen e pyjeve të Amazonës dhe shkatërrimin e mjedisit.

Për të njëjtën arsye, disa ditë më parë u ekzekutua edhe një cift ambientalistësh në shtetin Para.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›