E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperi britanik: Kosova mbetet sfidë e madhe për Serbinë

Eksperti britanik për Ballkanin, Misha Glenny ka vlerësuar se presidenti serb, Boris Tadic është hero i vërtetë i arrestimit të Ratko Mladicit, dhe me këtë në Serbia dhe Ballkani ka hyrë në një epokë të re ku bashkëpunimi dhe pajtimi janë mundësi reale.
 

Sipas Gllenyt, Tadic ka patur llogari politike për arrestimin e Mladicit, me qëllim të zhbllokimit të rrugës së Serbisë në BE.
Në një artikull të botuar në faqen e internetit në CNN, Glenny ka shkruar se me arrestimin e Mladicit është eliminuar njëra nga pengesat e Serbinë për në BE, por ka mbetur edhe më tej për Beogradin çështja e Kosovës, që është sfidë shumë e madhe.
 

“Me njohjen e pavarësisë së Kosovës, për Tadic kjo do të ishte vetëvrasje politike”, ka vlerësuar Glenny, i cili ka shkruar disa libra për Ballkanin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›