E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Obama nënshkruan ligjin "Aktin Patriot"

Presidenti amerikan Barak Obama firmosi duke e kthyer në ligj zgjatjen katër-vjeçare të disa pjesëve të ligjit të debatueshëm të përgjimeve në vend.
Ligjvënësit amerikanë e miratuan zgjatjen e "Aktit Patriot Amerikan". Senati dhe dhoma e përfaqësuesve miratuan mbrëmë masën me një diferencë të madhe votash pro.
Tre dispozitat që u zgjatën bëjnë të mundur që autoritetet të përdorin përgjimet elektronike, të bëjnë kontrolle të dokumenteve të bizneseve me urdhër të gjykatës dhe të përgjojnë shtetasit e huaj që mund të jenë duke bërë komplote për sulme.
 

Administrata e presidentit Obama u bëri thirrje ligjvënësve të zgjasin dispozitat, duke thënë se pa to, Shtetet e Bashkuara e kanë më të vështirë të luftojnë sulmet terroriste.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›