Jemen sulme, bombardohen zonat rebele

Forcat qeveritare në Jemen kanë kryer një seri sulmesh ajrore kundër forcave tribale që janë vendosur kundër presidentit Ali Abdullah Saleh.
Krerët e tribuve kanë deklaruar se avionët kanë goditur një zonë në provincën e Nahamit, jashtë kryeqytetit Sana, duke lënë një numër të vdekurish e të plagosurish. Që prej së hënës mbi 80 persona kanë mbetur të vrarë në luftimet mes besnikëve ndaj Sheikut Sadik al Ahmar, kryetar i federatës tribale Hashid, dhe forcave të sigurisë.
Ndërkohë ndaj këtyre sulmeve ka reaguar dhe nënsekretari i OKB për çështjet humanitare, Valerie Amos, i cili deklaruar me ze të forte nga dhuna në rritje në Jemen, dhe u bëri thirrje të gjitha palëve për të mbrojtur civilët. Amosi ka shprehur frikën se "përleshje të vazhdueshme mund të detyrojë një numër të madh të njerëzve të largohen nga shtëpitë e tyre.