E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Hyseni në Nju Jork për të lobuar kundër planit të OKB-së

Prishtinë (start)-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, do të niset sot për në Nju Jork, ku në axhendën e këtij udhëtimi parashikohet të bëhet lobim kundër planit gjashtë pikësh të Kombeve të Bashkuara.

Burime nga Ministria e Jashtme kosovare, konfirmojnë se pjesëmarrja në OKB, do të ketë për qëllim kundërshtimin e planit gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun për vendosjen e misionit evropian EULEX.

Ministri Hyseni pritet që të prezantojë argumentet e institucioneve të Kosovës për planin e saj për vendosjen e misionit evropian.

“Pala kosovare në Nju Jork do të shprehë qëndrimin për kundërshtimin e planit gjashtëpikësh për vendosjen e EULEX dhe vendosjen e këtij misioni në bazë të katër pikave të paraqitura nga Prishtina”-theksuan burimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›