E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS mblidhet të mërkurën

Bruksel - Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet që të mblidhet të Mërkurën e ardhshme për të vendosur mbi rikonfigurimin e misionit ndërkombëtar në Kosovë. Lajmin e konfirmojnë mediat serbe sipas të cilave shefi i dipolomacisë së Bashkmit Evropian, Havier Solana ka deklaruar pas takimit me sekretarin e përgjithshëm Ban Ki Moon se shpreson që ky i fundit do të paraqesë në fillim të javës raportin për rikonfigurimin e misionit ndërkombëtar, përkatësisht fillimin e veprimit të EULEX-it që nga 2 dhjetori. Sipas paralajmërimeve të diplomatëve të OKB-së, është arritur marrëveshja që EULEX-i të marrë shumë nga përgjegjësitë e UNMIK-ut në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›