Çeku: Pjesëtarëve të TMK-së u duhet shpërblyer sakrifica
Prishtinë (RTK/Start) - Pjesëtarët e TMK-së kanë punuar, kontribuar dhe sakrifikuar shumë për Kosovën, kurse tani është koha që shteti i Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare t’ua vlerësojnë dhe shpërblejnë këtë kontribut dhe sakrificë, ka deklaruar kryetari i Partisë Socialdemokrate, Agim Çeku, në një konferencë për media. “Nesër është afati i fundit kur institucionet e Kosovës duhet ta emërojnë komandantin e FSK-së, tha Çeku duke shtuar se e mbështet emërimin e komandantit aktual të TMK-së, gjeneral Sylejman Selimi për komandant të FSK-së.