E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil,84 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 84 persona të vdekur, dhe rreth 54,000 të pastrehë, ështe bilanci më i fundit i përmbytjeve shkatërruese që kanë përfshirë Brazilin. Bilanci bëhet edhe më tragjik po ti shton edhe të paktën 30 persona të cilët rezultojnë të zhdukur. Shirat e fuqishëm kanë shkretuar disa zona të Santa Catarina, qendra ku janë vendosur emigrantët italianë e gjermanë në Brazil. Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile të Brazilit tetë zona janë ende të izoluara nga ndihmat e jashtme. Sipas koordinatorit të Mbrojtjes Civile disa zona janë të arritshme vetëm nga qielli. Një pjesë e mirë e viktimave kanë humbur jetën sipasojë e rrëshqitjes së dherave. Kështu 13 persona humbën jetën si pasojë e një rrëshqitjes së dherave në Blumenau, kurse 15 të tjerë pranë qytetit Ilhota. Agjencia e Mbrojtjes Civile bëri të ditur se për të prekurit nga përmbytjet janë shpërndarë rreth 55,000 litra ujë I pijshëm, por nevoja për sasi më të mëdha është edhe prioriteti urgjent. Sipas raporteve të qeverisë, përmbytjet kanë prekur të paktën 1.5 mln persona, ndërsa 150 000 janë pa energji elektrike. Punëtorëte shpëtimit dhe forcat e ushtrisë përdorin helikopterë dhe varka për të arritur te banorët e izoluar. Probleme janë hasur edhe në sistemin e transportit rrugor, pasi përmbytjet kanë detyruar mbylljen e disa rugëve. Presidenti i Brazilit,. Luiz Inacio Lula da Silva u ka ofruar qeverive lokalë të gjithë mbështetjen dhe ka dërguar pranë rajoneve disa prej ministrave të kabinetit të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›