Brazili i lë të "uritur" italianët

Përfaqësuesja italiane ka arritur në Brazil ku do të luaj në Kupën e Konfederatave. Bashkë me përfaqësuesen italiane ishte parashikuar që në Brazil të transportohej edhe ushqimi për lojtarët.
Ushqimi për lojtarët është ndaluar në kufi duke mos u lejuar që të futej në Brazil. 200 kilogram makarona, 100 kilogram mish dhe 40 kilogram djathë është sekuestruar në kufi.
Përfaqësuesja italiane ka kërkuar nga autoritetet e Italisë që të punojnë për të sjellur ushqimin italian në Brazil sepse lojtarët nuk bën të ushqehen me ushqime jovendase./Indeksonline/