Brazili i vonuar

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), është mjaft e brengosur për faktin se organizatori i Kampionatit Botëror 2014, Brazili, nuk ka filluar ende përgatitjet për organizim të mirëfilltë të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit. Sekretari gjeneral i FIFA-s, Jerome Valcke, i ka bërë një kritikë të ashpër brazilianëve, për vonesën e tyre.
Brazili e kishte mposhtur edhe konkurrencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të qenë mikpritës i kësaj gare prestigjioze. “Athua vallë, a duhet ta presim kur të përfundojë Karnavali i vitit tjetër, për ta parë Brazilin që fillon punën në vazhdën e Botërorit 2014?”, ka pyetur fillimisht ai.
Francezi ka kërkuar që sa më shpejt të fillojnë punimet rreth organizimit, mbi të gjitha në renovimin e stadiumeve, në vendin amerikano-latin.
“Është ndezur drita e kuqe për Brazilin, që nuk po i respekton afatet. Është e pabesueshme se sa është vonuar Brazili, po flas për të gjithë stadiumet atje. Shumë afate që i ka caktuar FIFA kanë skaduar dhe nuk ka ndodhur asgjë. Brazili nuk është në rrugën e duhur”, ka shtuar Valcke për shtypin brazilian në Afrikën e Jugut, vend ky ku do të mbahet Botërori 2010.
Sipas tij, këtë vit në Brazil do të jenë zgjedhjet presidenciale, kështu që nuk do të mund të ndodhë pothuajse asgjë.
“Duhet të shfrytëzohet sa më mirë koha që është në dispozicion. Nuk e duam edhe një Botëror ku të gjitha gjërat do të vendosen në momentin e fundit. Deri tash është bërë shumë pak: ka ardhur momenti i reagimit të shpejtë”, përfundoi Valcke.