E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania është në telashe, Lëv humbet portierin Adler

Botërori 2010

Rene Adler, numri 1 i portës së përfaqësueses gjermane, nuk do të luajë në Botërorin 2010, për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale në brinjë. Portieri 25-vjeçar i Bajer Leverkusen ishte dëmtuar më 17 prill, në ndeshjen kundër Shtutgartit, e vlefshme për Bundesligën. Por, pasi u aktivizua kundër Hertës së Berlinit, ai deklaroi se ndiente shumë dhimbje. “Teknikisht do të isha në gjendje të merrja pjesë në Kupën e Botës, por dhimbjet e forta nuk do të më lejonin të jepja maksimumin në fushë”, shpjegoi Adler. “Në një aktivitet kaq të rëndësishëm duhet të marrin pjesë vetëm lojtarët që janë në gjendje optimale fizike”. Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, që të enjten pritet të publikojë listën provizore me lojtarët që do të grumbullojë në Afrikën e Jugut, deklaroi: “Na vjen shumë keq për operacionin e Adler dhe për faktin se ai nuk do të jetë në botëror. Kemi diskutuar gjerësisht rreth zëvendësuesit dhe të enjten do të bëjmë publik vendimin tonë”. Për shkak dëmtimi, jashtë skuadrës do të qëndrojë edhe mesfushori i Leverkusen, Simon Rolfes.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›