Inter: super-rinovim për Balotelin
Avancimet e përhershme verbale të drejtuesve të Milanit, disa skuadrave angleze, Çelsi dhe Mançester Siti mbi të gjitha, si dhe të presidentit të Barcelonës Joan Laporta kohët e fundit, kanë bindur Interin t’i rinovojë kontratën Super-Mario Balotelit, “rebelit” të talentuar 19 vjeçar.
Megjithëse hëpërhë Balotelit kontrata me zikaltrit i përfundon në qershor te 2013, Morati dëshiron të zgjasë kohëzgjatjen e kontratës deri në vitin 2015 dhe të dyfishojë të ardhurat vjetore të sulmuesit, nga 1.3 milionë që merr aktualisht (jo keq për një 19 vjeçar) në 2.5 milion euro në sezon (aspak keq për një lojtar stoli).