Brazili në festë, Rio pret Olimpiadën 2016
Tashmë Brazili është bërë “Zot” i sportit botëror. Dy vite pas Kupës së Botës, vendi amerikano-jugor është përzgjedhur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të qenë mikpritës i Lojërave Olimpike të vitit 2016.
As prania e vetë presidentit amerikan Barak Obama nuk shmangu dot dështimin e kanditaturës së Çikagos. Përfaqësuesi i Amerikës u eliminua që në raundin e parë.
Tokio u eliminua në fazën e dytë të votimit, duke çuar në finale përfaqësuesit brazilianë dhe ata spanjollë, të dy të mbështetur nga krerët e shteteve përkatëse: presidenti i Brazilit, Luiz Injacio Lula da Silva, por edhe nga Pele, si edhe mbreti i Spanjës, Huan Karlos.
Rio kishte avantazhin si qyteti i parë amerikano-latin që do të organizonte një veprimtari të tillë, por nga ana tjetër rrezikonte disi, për shkak se më 2014 Brazili do të presë Kampionatin Botëror.
Ja rezultatet e tre votimeve: Faza e parë: Madrid 28, Rio 26, Tokio 20, Çikago 18; Faza e dytë: Rio 46, Madrid 29, Tokio 22; Faza e tretë: Rio 66, Madrid 32.