E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili nis me fitore

Maicon dhe Elano shënuan secili nga një gol, në pjesën e dytë, derisa Brazili theu mbrojtjen solide të Koresë së Veriut dhe fitoi ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin botëror 2010 me rezultat 2-1, të martën mbrëma në stadiumin Ellis Park Stadium në Johannesburg.

Brazili nxori një fitore të mundimshme në ndeshjen e tyre të parë në Grupin G pas vështirësive ndaj qasjes defansive të Koresë së Veriut, të cilët janë duke bërë paraqitjen e parë në Botëror pas 44 viteve dhe erdhën në Afrikën e Jugut si ekipi me renditjen më të ulët.

Maicon e kaloi Brazilin në epërsi në minutën e 55-të kur mori një top nga mesfushori Elano, depërtoi në krahun e djathtë dhe – pavarësisht këndit të ngushtë – ai arriti ta qëllojë portën duke e lënë të shtangur portierin Ri Myong Guk, i cili priste harkim nga mbrojtësi i djathtë.

Elano dyfishoi epërsinë pas shërbimit të shkëlqyer nga Robinho në minutën e 72-të. Ndërsa, Ji Yun Nam ngushtoi disavantazhin për Korenë e Veriut në minutën e 89-të, që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›