E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA: Goli i Heinzes ështe 'ilegal'

Argjentina duket të ketë shpëtuar nga barazimi skandaloz ndaj Nigerisë, pasi goli i vetëm i shënuar në atë takim nga Gabriel Heinze, sipas FIFA-s është dashur të anulohej nga arbitri kryesor i atij takimi, Wolfgang Stark.

Një analizë e hollësishme pas ndeshjes nga FIFA, ka bërë që këta të fundit të konsiderojnë se goli është dashur të anulohej dhe të mos pranohej nga Stark, pasi mbrojtësi argjentinas Walter Samuel e mbajti nga fanella nigerianin Chinedu Obasi, duke mundësuar që Heinze të shënojë golin e fitores për Argjentinën. Mirëpo tani është vonë për Nigerinë.

FIFA ua ka tërhequr vërejtjen gjyqtarëve të saj që të kenë kujdes gjatë goditjeve të lira dhe kornerëve, në të cilat ndodhin fërkime të shumta brenda zonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›