Brazili nuk është gati për Botërorin 2014

Legjenda braziliane Pele ka shprehur brengosjen e tij se shteti i tij i lindjes “nuk është gati” për të qenë nikoqir i Kampionatit botëror 2014.
Pele përmendi kaosin organizativ dhe vështirësitë e komunikimit si problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Brazili dhe bëri të ditur se bashkëpunon me presidenten Dilma Rousseff në përpjekje të rikthejë përgatitjet në rrugën e duhur.
“Brazili nuk është gati. Ende jo, nuk është gati. Me ekipin nuk kemi problem, është lehtë. Problemi më i madh, mendoj se është organizimi, ky është problemi më i madh njësoj sikurse edhe komunikimi. Tani jam duke punuar drejtpërdrejtë me presidenten e Brazilit dhe ajo është bërë gjithçka që të ndihmojë rreth organizimit”, tha Pele për ESPNsoccernet.