Shpërthen Berisha, shënon 4 gola

Besart Berisha duket se më në fund i është rikthyer formës më të mirë të tij. Sulmuesi kosovar po shkëlqen në kampionatin e Australisë dhe shpejt e ka tërheq vëmendjen e medieve të këtij vendi.
Të premten ai ka shpërthyer duke i shënuar katër gola për ekipin e tij, Brisbane Roar, i cili mposhti Adelaide Utd me rezultat të thellë 7-1.
Madje, Berisha brenda pesë minutave ka realizuar het-trik (në minutën e 24-të, 27-të dhe 29-të), derisa golin e katërt e ka shënuar në minutën e 70-të. Kështu, Berisha ka arritur në kuotën e 6 golave në katër ndeshje të zhvilluara me Brisbane Roar.