E Shtunë, 31 Tetor 2026

Militon nuk e zuri gjumi

Sulmuesi i Interit, Diego Milito pranoi se ishte aq i brengosur nga rasti që humbi kundër Atalantas sa që nuk arriti të flinte gjatë natës.

Argjentinasi bëri një paraqitje të rrallë si titullar në Bergamo por humbi një rast të mirë për shënim në barazimin 1-1 kur me gjoks e dërgoi topin mbi portën e zbraztë.

“Nuk kam fjetur aspak natën e kaluar. Nuk mund të mbyllja sytë sepse më pasqyrohej rasti i humbur. Jam person që vërtetë mendon disa herë për gjëra të caktuara ose kur kaloj në kohë të vështira andaj tani duhet të mundohem të kompensoj gabimin” tha Milito për Inter Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›