E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Po shikohet mundesia e votimit elektronik

08/10/2010Zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri Berisha zhvilloi oriti dje ne takim nje delegacion te KQZ - se Kosoves i kryesuar nga kryetarja e ketij Komisioni Valdete Daka. Kryeministri Berisha u uroi mireseardhjen dhe shprehu vleresimin per punen e shkelqyer te KQZ - se ne administrimin e zgjedhjeve ne Kosove. Duke e cilesuar procesin e zgjedhjeve si nje proces ligjor Kryeministri Berisha u shpreh se respektimi i ligjit garanton zgjedhje te lira te ndershme dhe demokratike. Duke u ndalur tek zgjedhjet ne Shqiperi Kryeministri Berisha u shpreh se pavaresisht perpjekjeve te kryetarit te opozites per te nxire procesin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ato u faktuan edhe nga vezhguesit nderkombetare si zgjedhjet me te mira te bera deri me sot ne Shqiperi dhe qe arriten shumicen e standardeve nderkombetare. Kryeministri theksoi se per sa kohe kjo mazhorance do te jete ne pushtet zgjedhjet do te njohin vetem standardet me te larta.Ne kete kontekst Kryeministri u shpreh se do te studiohet gjeresisht mundesia e perdorimit te votimit elektronik bazuar ne standardet me te larta nderkombetare si menyra me e mire qe do te synoje eliminimin e problemeve te hasura ne te shkuaren dhe gjithashtu garantimin e te drejtes se votes edhe per qytetaret shqiptare qe jetojne ne emigracion. Daka e njohu Kryeministrin Berisha me perberjen menyren e funksionimit te KQZ - se ne Kosove si dhe me procesin per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme ne Kosove.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›