Brazili po tronditet nga rritja e kostos per organizimin e Boterorit 2014

Lumturia që u fitua organizimi i një aktiviteti kaq të madh duket se është fashitur tërësisht dhe në mendjen e brazilianëve ka zënë vend shqetësimi i madh për kostot e jashtëzakonshme që pritet të ketë kampionati botëror.
Institucionet shtetërore të Brazilit janë detyruar të mblidhen me urgjencë në takime të nivelit të lartë për të shpëtuar kupën e botës të vitit 2014, ndërsa vonesat janë të mëdha, ndaj kërkohet shpejtësi shumë më e madhe.
Por, përshpejtimi ka në vetvete rrezikun e rritjes së korrupsionit, ndërsa prokuroria ka nisur 80 hetime në të gjithë vendin.
Kostoja e organizimit të Kupës së Botës është parashikuar në 14 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa presidentja e Brazilit, Dilma Rusef, garanton se do të ketë 18 miliardë dollarë amerikanë investime, por analistët e pavarur dhe specialistë të ekonomisë besojnë se shifra e vërtetë mund të arrijë deri në 60 miliardë dollarë.
Kjo kuotë është aq e madhe saqë kalon edhe prodhimin vjetor të fqinjit të Brazilit, Uruguajit. Për të kuptuar më qartë se për çfarë niveli bëhet fjalë, le të përmendim se Afrika e Jugut shpenzoi vetëm 4 miliardë dollarë amerikanë për organizimin e kampionatit botëror të vitit të kaluar, një botëror që u quajt sukses.
Brazili i ka hyrë një pune të stërmadhe për ndërtim, zgjerim apo modernizim të stadiumeve, aeroporteve, rrugëve dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me këtë ngjarje të madhe, por dyshimet po gërryejnë besimin e opinionit publik, ndërsa shpenzimet duket se kanë dalë jashtë kontrollit.