Roberto Carlos, trajner i Anzhit

Mbrojtësi i djathtë, veterani brazilian Roberto Carlos është emëruar trajner i përkohshëm i klubit të pasur rus Anzhi Makhachkala pas shkarkimit të trajnerit Gadzhi Gadzhiev i cili u lirua nga detyra pasi skuadra ra në pozitën e shtatë në ligën ruse.
Vetëm një muaj më parë, klubi transferoi sulmuesin Samuel Eto’o nga Inter në marrëveshje e cila e ka bërë yllin kamerunas futbollistin më të paguar në botë me rrogë prej 20 milionë eurosh në vit.
Por, ardhmja e tij u përcoll me rënie të formës së ekipit që fitoi vetëm një prej gjashtë ndeshjeve të fundit.
“Kryesia e Anzhit ka marr vendim për shkarkimin e trajnerit Gadzhi Gadzhiev nga detyra e tij” konfirmoi ekipi në një komunikatë.
Carlos, tani 38 vjeq, iu bashkua klubit nga Corinthians më herët këtë vit dhe është kapiten i skuadrës. Ai do të ndajë detyrën e trajnerit me asistentin Andrei Gordeev. Spekulimet ne Rusi, sugjerojnë se shkarkimi i Gadzhievit hap rrugë për angazhimin e një trajneri të mirënjohur.