Peshengritje/ Tirana per femra dhe Elbasani per meshkuj fitues te Kupes
Është zhvilluar me disa mungesa të rëndësishme në apel dhe me fitues të merituar, Kupa e Shqipërisë në peshëngritje. Pasi vendi ndryshoi, nga Durrësi në Tiranë, në pedanë dolën garuesit, ndër të cilët pati edhe rezultate të papritura. Në konkurrencën e femrave, skuadra më e mirë u shpall Tirana e trajnerit Hektor Shaqiri, me ekipin bardheblu që grumbulloi 405 pikë. Si individe, më e mira doli e njohura Romela Begaj që fitoi në peshën deri në 63 kg, pas një gare të fortë me Fetije Kasajn, duke ngritur në dygarësh 200 kg dhe duke mbledhur 259.7 pikë.
Në garën e meshkujve spikati fitorja e elbasanasit, Hysen Pulaku në peshën deri 77 kg, që ngriti 352 kg, duke thyer edhe dy rekorde kombëtare. Po ashtu, kampion doli 36-vjeçari i njohur Ilir Suli, duke përbërë një rikthim. Si skuadër, në vend të parë doli Elbasani, ndërsa si individ pikërisht Pulaku, që bën pjesë po te ky ekip.
Në këtë kupë nuk ishin të pranishëm disa nga emrat më të njohur të shtangës si Erkand Qerimaj, Daniel Godelli e Briken Calja, të cilët u ruajtën edhe nga ndonjë dëmtim për të qenë të gatshëm për kampionatin botëror të të rriturve që do të zhvillohet në Paris të Francës, në muajin nëntor.
I gjithë aktiviteti u zhvillua në sallën numër 2 të pallatit të sportit, Asllan Rusi, pasi në sallën kryesore ishte shtruar parketi i ri.