Love ‘bind’ Arsenalin

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 16:20
Paraqitja mbresëlënëse e sulmuesit të CSKA Moskës Vagner Love në ndeshjen kundër Interit në Ligën e Kampionëve të martën ka bindur Arsenalin që sipas uebfaqes angleze Footylatest.com është duke menduar rreth paraqitjes së një ofertë për sulmuesin brazilian.
Menaxheri i gjigantit londinez, Arsene Wenger edhe më parë kishte shprehur interesim për Loven ndërsa thuhet se mund të hidhet në kërkim të tij sërish, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.
Love shënoi gol në humbjen 2-3 nga Inter.