Blenë tokë me paratë e tij, zviceriani akuzon 2 shqiptarët
Një shtetas zviceran pretendon se është mashtruar nga një kosovar dhe një shqiptar, të cilët i kanë zhvatur një shumë të majme parash, për blerjen e një sipërfaqeje të madhe toke, e ndërkaq nuk i kanë dorëzuar as pronën. Markus Ryffel ka investuar 120 mijë euro, për blerjen e 6 mijë metra katrorë tokë në fshatin Budull të Fushë-Krujës, ku kishte planifikuar të ndërtonte një fabrikë për përpunimin e lëkurës.
Pas dyshimeve të forta për mashtrim, Ryffel i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës, me një kallëzim ndaj personave të përfshirë në këtë aferë. Organi i akuzës ka vendosur të mos fillojë procedimin penal, duke argumentuar se fakti nuk përbën vepër penale, pasi është një mosmarrëveshje që duhet të zgjidhet në rrugë gjyqësore mes tyre.
I ndodhur përballë një fakti të tillë, zvicerani i është drejtuar gjykatës me një kërkesë për prishjen e vendimit të prokurorisë dhe rinisjen e hetimeve ndaj personave që ai pretendon se e kanë mashtruar. Gjykata ka vendosur ta pranojë kërkesën e Markus Ryffel dhe të urdhërojë prokurorinë të rinisë hetimet, madje duke i lënë detyra konkrete, me qëllim kryerjen e një hetimi të drejtë dhe të paanshëm.
(Shkrimi i plote sot ne GazetaShqiptare)
(e.m/BakanWeb)