E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili turpëron Italinë kampione bote (video)

Pretoria - Brazili poshtëroi edhe një herë Italinë kampione bote, këtë herë me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Konfederatave. Me këtë humbje përfaqësuesja italiane i jep lamtumirën këtij kompeticionin duke i lënë rrugën e lirë për në gjysmëfinale Brazilit dhe SHBA-së, të cilat u kualifikuan nga grupi B.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Karlos Dunga i shënoi Luis Fabiano, dy herë, dhe një autogol i Dosenës. Më poshtë do të paraqesim tabelën me të dhënat e takimit dhe në video do të keni mundësinë të shihni golat e brazilianëve.

ITALI-BRAZIL 0-3

Italia (4-3-3): Buffon; Zambrotta, Cannavaro, Chiellini, Dossena; Montolivo (46' Pepe), De Rossi, Pirlo; Camoranesi, Toni (57' Gilardino), Iaquinta (38' Rossi).

Në stol: Amelia, De Sanctis, Santon, Grosso, Legrottaglie, Gattuso, Gamberini, Palombo, Quagliarella.

Trajner: Lippi

Brazili (4-2-2-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Juan (24' Luisao), Andre Santos; Gilberto Silva (85' Kleberson), Felipe Melo; Ramires (87' Josue), Kakà; Robinho; Luis Fabiano.

Në stol: Victor, Gomes, Kleber, Daniel Alves, Miranda, Elano, Julio Baptista, Pato, Nilmar.

Trajner: Dunga

Gjyqtar: Archundia (Meksik)
Shënues: 37' e 43' Luis Fabiano (B), 45' Dossena (aut, I)
Të verdhë: Chiellini (I), Dossena (I)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›