Argjentinasi Hulio Kruz drejt Fiorentinës
Firence - Destinacioni i sulmuesit Hulio Kruz mund të jetë skuadra e Fiorentinës. Kontrata e sulmuesit argjentinas me klubin e Interit përfundon në fund të këtij muaji. Drejtuesit e kampionëve të Italisë nuk kanë pranuar të rinovojnë me sulmuesin 34-vjeçar, duke i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.
Gazeta “La Nazione” bën të ditur se pranë shërbimeve të Kruzit është skuadra e Fiorentinës. Ky ekip, veç Serisë A, do të garojë sërish vitin tjetër në Ligën e Kampioneve, dhe argjentinasi mund të jetë një armë më shumë për objektivat e tyre.