Suarez: Do ta mposhtim Argjentinën
Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez, është i bindur se kombëtarja e tij do ta mposhtë përfaqësuesen e Argjentinës në ndeshjen e të mërkurës dhe do të sigurojë kualifikim direkt në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
"Do të dalim në fushë për ta mposhtur Argjentinën. E dimë se nëse i marrim tri pikët, nuk do të kemi nevojë për asgjë tjetër. Ne mund të fitojmë dhe ky është qëllimi ynë kryesor: të kualifikohemi drejtpërsëdrejti në Kampionatin Botëror", ka thënë Suarez.