Ishulli grek i Evias përfshihet nga një zjarr i fuqishëm
Burimet lokale bëjnë të ditur për agjencitë ndërkombëtare se erërat e forto po ndihmojnë flakët që kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha toke.
Flakët e zjarrit janë ende jashtë kontrollit, pavarësisht se situata është disi më e mirë krahasuar me ditën e djeshme, kur autoritetet u detyruan të evakuonin disa qindra turistë.
Më shumë se 150 zjarrfikës, avionë dhe helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve që po shkatërrojnë një pyll në rajonin e Lihadas.
Ishulli, që ndodhet 150 kilometra nga Athina, u godit nga zjarret edhe gjatë stinës së verës, për të mos harruar zjarret e vitit 2007 që në të gjithë vendin shkaktuan rreth 70 viktima.