E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot sfida e kombëtares me Suedinë

Kombetarja shqiptare zhvillon sot sfidën e saj ndaj Suedisë. Ekipi i drejtuar nga Josip Kuzhe do të kërkojë rezultatin pozitiv përballë Suedise, e vetmja mundësi e jona për të shpresuar në qendrimin në vazon e 4 që vlen për hedhjen e shortit e Euro 2012.
Tashmë trajneri Kuzhe duket se e ka të qartë formacionin që do të ketë kundër Suedisë.
Porta do t'i besohet Ujkanit, ndërsa në mbrojtje do të jenë Dallku, Curri, Cana, dhe Haxhi Por trajneri Josip Kuzhe mbetet ende i pavendosur për mesfushën, nëse duhet t'ia besojë Hykës apo Likës, por ky i fundit ka shanset më të mëdha për t'iu bashkuar treshes Skela, Duro dhe Bulku që në fillim të ndeshjes.
Reparti i sulmit nuk ka ndryshuar. Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi, do të tentojnë të shënojne në portën suedeze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›