E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braziliani Maikon: Dua të qëndroj në Itali

SHKRUAN: Jeton Selimi 02-03-2011 11:01

Mbrojtësi i Interit, Maikon, ka deklaruar se nuk planifikon të kalojë te Real Madridi dhe se dëshiron ta vazhdojë karrierën në Itali. Braziliani prej kohësh kërkohet nga Los Blancos, pasi konsiderohet si lojtar i nevojshëm për skemat e trajnerit Zhoze Murinjo. “Qëndrimi në Itali? Kjo është ajo që vërtet dëshiroj, dhe dëshira për të bërë kështu po rritet që nga viti i kaluar kur fituam tre titujt”, ka thënë Maikon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›