Uajlshir: Te Arsenali edhe për dhjetë vjet
SHKRUAN: Jeton Selimi 02-03-2011 10:58
Xhek Uajlshir ka premtuar se e ardhmja e tij është e lidhur me Arsenalin. “Edhe pas 10 vitesh unë ende dua të jem tek Arsenali, duke fituar trofe për klubin tim dhe po ashtu për ekipin kombëtar. Unë jam tek Arsenali që kur kam qenë 9 apo 10 vjeç. Duket sikur kam qenë këtu gjithmonë. Klubi ka qenë i shkëlqyeshëm për mua dhe unë ndihem në borxh dhe dua të jem këtu”, ka thënë Uajlshir. Mesfushori gjithashtu ka lavdëruar menaxherin Arsene Venger që i ka dhënë atij shansin të luajë në “Emirates” këtë sezon.