Daniel Alvesh: Do ta nënshkruaj kontratën
SHKRUAN: Jeton Selimi 02-03-2011 11:02
Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alvesh, është i sigurt se do të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga ‘Camp Nou’. Kontrata aktuale e brazilianit skadon në vitin 2012, ndërsa ai dëshiron që të zgjasë qëndrimin me Blaugranët sa më shumë që të jetë e mundur. “Nuk mund ta imagjinoj Alvesin pa Barcelonën”, u ka thënë 27-vjeçari gazetarëve, duke shtuar se, po të varej vetëm nga ai, gjithçka do të ishte kryer me kohë, porse gjërat varen nga të dyja palët. “Ndihem shumë i vlerësuar nga skuadra dhe klubi. Ëndrra dhe dëshira ime është që të vazhdoj me Barcën”, ka shtuar Alves.