E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braziliani Robinjo dhe Reali i Madridit duan vetem te "divorcohen"

Eshte nje krisje e thelle mes Robinjos dhe Realit te Madridit. Lojtari brazilian ka folur serish se do te shkoje te Celsi. Fantazisti ka grumbulluar nje konference per shtyp ne te cilen ka shprehur edhe njehere konceptin sipas te cilit ai e cileson te perfunduar ciklin me "camiseta blanca". Mungesa e grumbullimit per ndeshjen me Deportivon, mes te tjerave, ka nxjerre ne dukje nje pakenaqesi te vendosur qe perpara ndeshjes se Superkupes se Spanjes dhe ne ate rast, ai eshte perballur me sharjet qe vinin nga shkallet e stadiumit. Robinjo e ka komentuar dhe njehere pozicionimin e tij: "I kam thene shoqerise se dua te iki - ka shpjeguar - agjenti im ka folur mijera here me shoqerine dhe klubi nuk ka shfaqur interes qe te me mbaje". Brazilianit i ka mbetur peng fakti qe eshte ndjere monedhe kusuri gjate tratatives me nje sens te nisur nga Reali me Mancester Junajtidin per te marre Kristiano Ronaldon. Mesfushori i talentuar mes te tjerave, ka shpjeguar sesi do te pranonte te qendronte edhe pa luajtur per nje sezon vetem qe te lirohej nga kontrata e tij. Pershtypja eshte se ne fund, Robinjo mund te shohe t'i permbushet deshira e tij per te shkuar te Celsi dhe Realit do t'i duhej te kenaqej me 30 milione eurot e ofruar nga Roman Abramovic. Nderkohe, per Realin e Madridit jane mbyllur perfundimisht te gjitha mundesite per te marre asin e Mancesterit, Kristiano Ronaldon. Portugezi e ka ndare mendjen per te qendruar te "Djajte" dhe kjo per Realin mund te etiketohet si nje deshtim i madh, pasi per here te pare pas kaq sezonesh, te bardhet nuk arrijne te bindin nje skuader per te leshuar nje futbollist, ndonese kane ofruar shume para ne kembim te kartonit te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›