E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo-Morati bejne "xing" per Kuarezmen

Perballja e pare me gazetaret shfaqi nje Murinjo te qete, por shume te vendosur ne dy pika: emergjencen e demtimeve dhe merkaton. Ja komenti i portugezit pas barazimit 1-1 me Sampdorian: "E prisja nje ndeshje te veshtire. Rezultati eshte rrjedhim logjik i ndeshjes, ku kemi luajtur vetem nje pjese loje", ka thene trajneri i Interit per mikrofonet e "Sky Sport". "Nuk jam shume i lumtur - ka vijuar ai - sepse i tille jam kur fitoj. Kemi barazuar ne nje fushe te veshtire dhe skuadra nuk ka luajtur keq. Ne kete moment kemi veshtiresi te medha per shkak te demtimeve dhe disa lojtare kane permbushur detyra te tjera ne fushe ne ndryshim me cilesite e tyre".

Nyja

Duke iu pergjigjur nje pyetjeje per Kuarezmen, Murinjo ka shtuar: "Nese nuk vjen, do te vazhdojme perpara keshtu. Shoqeria e di se ai eshte zgjedhja ime e pare qe prej shume kohesh dhe se nje lojtar i tille do te ishte shume i vlefshem. Por nese vendimi i shoqerise eshte i kundert me kerkesen time, une do te vazhdoj punen me lojtaret qe kam ne dispozicion, te cilet perfaqesojne nje grup shume te mire".

Maxari

"Nese kishte nje skuader qe meritonte fitoren, ajo ishte Sampdoria", ka thene trajneri bardheblu, Valter Maxari. "Kemi pesuar gol ne gjuatjen e vetme ne porte qe ata bene - ka shtuar trajneri i Sampdorias - lojtaret e mi u treguan te afte qe te mos sulmonin me kot, por te prisnin momentin e duhur. Me pas beme disa ndryshime dhe futja e Padalinos i dha me shume frymezim manovres. Dje kemi luajtur nje ndeshje te madhe kunder nje skuadre te madhe. Ne fushe u pane dy ekipe, te cilat nderuan futbollin", ka perfunduar deklaraten e tij trajneri i Sampdorias, Maxari.

Jeton Selimi

Presidenti

Presidenti i Interit, Masimo Morati, ne nje prononcim te tij pas ndeshjes, deklaroi se skuadra zikalter ka luajtur nje futboll te kenaqshem: "Interi me pelqeu - tha dje ne mengjes Morati -. Grupi ishte i bashkuar dhe luajti mire".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›