E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri i minuar, 32 viktima

Tropoje- Tropoja "clirohet" nga 300 mije metra katrore zone e minuar pergjate vitit 2008. Ndersa qe prej kohes se konfliktit ne Kosove dhe pushtimit serb, ne brezin e minuar kufitar kane humbur jeten 32 persona, pjesa me e madhe e te cileve te mitur. Autoritetet vendore te qarkut Kukes thone se ne te gjithe kufirin kane qene te shperndara mina te shumta kunder njerezve ne nje siperfaqe prej 15 milione metra katrore. "Pas 12 qershorit 1999 kur mori fund konflikti ne Kosove, per shkak te zonave te minuara kane humbur jeten 32 banore te qarkut te Kukesit dhe kane mbetur te gjymtuar 272 te tjere, nga te cilet 141 nga rrethi i Tropojes", thote nenprefekti i Tropojes, Syle Smajlaj per gazeten. Por dy vitet e fundit ne kete zone nuk eshte shenuar asnje viktime nga shperthimet. Sipas Smajlaj, rreth 300 mije metra katrore zone e minuar jane pastruar gjate ketij viti ne vetem ne rrethin e Tropojes. "Procesi i pastrimit te zonave te minuara ne rrethin e Tropojes kete vit eshte perqendruar ne zonen e Kamenices, ku punon kompania daneze DCA-ACT ", tha zyrtari i larte vendor. Ndersa per rrezikun aktual qe i kanoset banoreve te zonave kufitare, Smajlaj u shpreh se ka mbetur ende pa u pastruar edhe nje siperfaqe prej rreth 400 mije metra katrore. "Pastrimi i kesaj siperfaqeje qe konsiderohet e kontaminuar, do te perfundoje vitin e ardhshem", tha nenprefekti. Gjate konfliktit ne Kosove, ne Pranveren e vitit '99, gjithe gjatesia e vijes kufitare prej 56 kilometrash e ketij rrethi, u minua nga ushtria serbe me mina. Ne shkalle qarku siperfaqja me mina ne kete vit arriti ne 15 milion metra katrore, nga te cilat jane pastruar rreth 13,8 milion metra katrore te shperndara ne 36 zona.

A.N


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›